Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1 mijë e 160 gjoba trafiku dhe 562 gjoba në bazë të ligjit Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1 mijë e 160 gjoba trafiku dhe 562 gjoba në bazë të ligjit Covid-19

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 45 aksidente trafiku nga të cilat, 19 aksidente janë me të lënduar, ndërsa 26 aksidente tjera me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton 2LONLINE.com.

Sipas policisë, janë gjithsej 1 mijë e 160 tiketa trafiku të shqiptuara për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Po ashtu janë shqiptuar edhe 562 tiketat në bazë të ligjit Covid – 19, për ata që nuk e kanë respektuar atë.

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 27 persona, 16 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, dhe 3 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/

KOMENTE