Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1 mijë e 15 gjoba trafiku dhe 800 gjoba në bazë të ligjit Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1 mijë e 15 gjoba trafiku dhe 800 gjoba në bazë të ligjit Covid-19

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 60 aksidente trafiku nga të cilat, 22 aksidente janë me të lënduar, ndërsa 38 aksidente tjera me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton 2LONLINE.com.

Sipas policisë, janë gjithsej 1 mijë e 15 tiketa trafiku të shqiptuara për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Po ashtu janë shqiptuar edhe 800 tiketat në bazë të ligjit Covid – 19, për ata që nuk e kanë respektuar atë.

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 19 persona, 15 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 1 person është dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/

KOMENTE