Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1 mijë e 13 gjoba trafiku dhe 1 mijë e 50 gjoba në bazë të ligjit Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1 mijë e 13 gjoba trafiku dhe 1 mijë e 50 gjoba në bazë të ligjit Covid-19

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë ka ndodhur një aksident me fatalitet, 19 aksidente janë me të lënduar, ndërsa 35 aksidente tjera me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton 2LONLINE.com.

Sipas policisë, janë gjithsej 1 mijë e 13 tiketa trafiku të shqiptuara për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 1 mijë e 50 tiketat në bazë të ligjit Covid – 19, për ata që nuk e kanë respektuar atë.

Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht. Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë Covid-19.

Përndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, nga policia janë arrestuar 22 persona, 13 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 2 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/

KOMENTE