Gjatë 24 orëve të fundit, 62 aksidente trafikufotoilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, 62 aksidente trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 62 aksidente trafiku, prej tyre 16 janë me të lënduar, ndërsa 46 me dëme materiale, pa të lënduar.

Po ashtu, sipas policisë, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 330 tiketa gjobitëse për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 29 persona, 13 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 7 në vuajtje të dënimit.

KOMENTE