Gjatë 24 orëve të fundit, 42 aksidente trafiku, njëri me fatalitetfotoilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, 42 aksidente trafiku, njëri me fatalitet

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 42 aksidente trafiku, prej tyre 1 me fatalitet, 12 janë me të lënduar, ndërsa 29 me dëme materiale, pa të lënduar.

Po ashtu, sipas policisë, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 481 tiketa gjobitëse për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 19 persona, 14 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.

KOMENTE