Të gjithë dëshirojmë të jemi të shëndetshëm, apo? Edhe pse shumë gjëra rreth shëndetit nuk mund ti kontrollojmë, disa prej tyre mundemi. Duke zhvilluar veti të shëndetshme të cilat i praktikojmë gjatë ditës ne mund të ndryshojmë fatin në të mirën tonë për një jetë më të gjatë dhe të shëndetshme.
1. Pi më shumë ujë.Pirja e ujit është e domosdoshme e këtë krejt e dimë, ama sasia që pimë shumica është jo e mjaftueshme. Thjeshtë nëse konsideron faktin që trupi i njeriut përbëhet nga 75% ujë duhet të kuptosh rëndësinë e pirjes së 8 – 10 gota ujë apo edhe më shumë në ditë. Sasia e pamjaftueshme e ujit dhe dehidratimi rrit rrezikun që të zhvilloni gurët ne veshka. Nëse ndonjëherë ke vuajtur dhe ke ndjerë dhembjet nga gurët ne veshka kjo mjafton për t’iu shtyrë juve që të pini ujë më shumë.
2. Ha më pak ushqim dhe më shpesh.Më mirë është që të hani 5 apo 6 vakte me sasi të vogla të ushqimit (ha çdo 3 orë gjatë ditës) që metabolizmi të vazhdoj punën. Fut proteina (djathë, peshk, mish pa dhjam, arra, vezë, qumësht, etj.) në secilin vakt që han për të parandaluar kërcimet (ngritjet) e glycemines (sheqerin në gjak) që mund të ju bëjnë të shtoni më shumë peshë.
3. Çfarëështë e bardhe mos e ha.Buka e bardhë, orizi i bardh, sheqeri i bardh – të gjitha këto janë karbohidrate të procesuara nga të cilat janë larguar vitaminat, mineralet dhe fibra natyrale e tyre. Qëndro afër ushqimeve më natyrale si buka e zezë nga gruri i tërësishëm, orizi i kafet dhe stevia (ëmbëlzues natyral). Ushqimet e procesuara që përmbajnë sasi të kufizuar të fibrës natyrale dhe materieve ushqyese ndoshta ju ngopin, por ato prapë mund të lënë trupin tuaj të keq ushqyer. Ushqimet natyrale përmbajnë fibër dhe mineralet që trupit tuaj i nevojiten për të funksionuar si duhet.
4. Pastroni mëlçinë tuaj për ditë.Për një detoksifikim të mirë natyral shtrydh gjysmë limoni në një gotë ujë dhe shto mjaltë për ti dhënë shije dhe pije këtë çdo mëngjes si gjënë e parë. Lëngu i limonit ndihmon në pastrimin e mëlçisë dhe balancon në mënyrë natyrale sheqerin në gjak.
5. Lëviz.Nuk ka zgjidhje tjetër – nëse vërtet dëshiron të arrish dhe qëndrosh me shëndet, ushtrimet janë faktorë kryesorë. Hulumtimet kanë vërtetuar se ushtrimet aerobike të vazhdueshme parandalojnë obezitetin dhe rezistencën ndaj insulinës që mund të shpie në diabet të tipit 2. Ushtrimet janë vërtetuar të jenë po aq efektive sa ndonjë ilaç oral diabeti në sensibilizimin e vendeve receptor të insulinës për të lejuar glukozën në qeliza – dhe për këtë nuk ju duhet receta nga mjeku!
6. Bëj gjumin si duhet.Gjumi rigjallëron qelizat dhe ndihmon ne procesin e shërimit e gjithashtu ndihmon në mirëmbajtjen dhe forcimin e sistemit imunitar. Për shembull gjasat që ju të ftoheni apo të keni gripin rriten nëse nuk ke fjetur mjaftueshëm). Mungesa e gjumit gjithashtu shpien në stres, i cili shpien në rritje të lirimit të korizolit, i cili më pas shpien në shtim të peshës. Sa mjafton? Për shumicën e të rriturve afërsisht 7 deri 8 orë gjumë nate mjafton.