Gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore
Dje, rreth orës 19 e 33 minuta, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, ka ndodhur një incident i rëndë gjatë aterimit të aeroplanit të kompanisë “Turkish Airlines”, në bordin e të cilit gjendeshin gjithsejtë 151 pasagjer dhe 6 persona të ekuipazhit.
Në këtë incident të rëndë, për fat të mirë, nuk ka pasur viktima. Gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak të frikës dhe shqetësimit që ka shkaktuar ky incident tek ata.
Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), bazuar në kompetencat e saj, ka filluar hetimet për incidentin.
mbetet i mbyllur ende duke qenë e pamundur hapja e tij të paktën para mesditës, njofton Klan Kosova. Në njoftim thuhet se ekipet ende janë duke kryer detyrën e tyre që aeroporti të jetë i hapur sa më shpejt për të realizuar edhe fluturimet sipas planit.
