Gjashtë nxënës të Gjimnazit “Xhavit Ahmeti”, pjesë e ekipit kampion në volejboll për grupmoshat U20
Mal Devaja, Engjëll Dalipi, Ammar Ismaili, Almar Isufi, Lir Jusufi dhe Yll Surdulli, nxënës të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, janë pjesë e Klubit të Volejbollit Drita U20, që sot u shpall kampion i Kosovës për këtë grupmoshë.
Është ky një tjetër sukses i madh për KV Drita (M), por edhe për nxënësit e Gjimnazit, të cilët pas triumfit në kategorinë U18, për herë të parë në histori të klubit shpallen kampionë edhe në kategorinë U20, duke dëshmuar punën, përkushtimin dhe talentin që po ndërtohet çdo ditë në KV Drita, por edhe në Gjimnazin “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.
Pëtrndryshe, kujtojmë se në një finale spektakolare dhe plot emocione ndaj KV Prishtina, djelmoshat e Dritës arritën fitore me rezultat 3-2 në sete, duke treguar karakter të madh dhe shpirt luftarak deri në pikën e fundit. /2LONLINE/
