DYLON

Gjashtë kadetë të FSK-së, diplomojnë në Turqi

Gjashtë kadetë të FSK-së, diplomojnë në Turqi
Avatar photo Redaksia

Në Akademinë Ushtarake të Turqisë, kanë diplomuar me sukses kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës: Adrian Ukiqi, Fatlind Neziri, Getoar Berisha, Hamdi Hasani, Shefit Tahiri dhe Dardane Mehmeti.

Kadetët përmes përkushtimit, profesionalizmit dhe disiplinës së lartë, kanë përfunduar me sukses një program pesëvjeçar studimesh, i cili ka përfshirë një kombinim të formimit ushtarak dhe akademik civil. Në kuadër të këtij programi, ata kanë kryer ushtrime intensive në terren, kanë përvetësuar njohuri të avancuara ushtarake dhe kanë zhvilluar aftësi në lidership, strategji dhe menaxhim.

EkoHigjiena

Përveç studimeve teorike dhe akademike, kadetët kanë kryer me sukses ushtrime të avancuara në terren në kampin ushtarak të Izmirit, ku janë trajnuar në taktika, operacione luftarake dhe menaxhimin e situatave reale.

Një pjesë e rëndësishme e formimit të tyre ka qenë edhe përfundimi me sukses i Kursit të Komandos në Isparta “Dağ Komando Okulu”, një nga shkollat më prestigjioze dhe sfiduese për trajnim të forcave elitare.

Gjatë këtyre pesë viteve, oficerët e rinj kanë fituar njohuri të thelluara në fusha ushtarake dhe akademike, duke u përgatitur të marrin rol aktiv në misionet dhe përgjegjësitë që i presin në kuadër të FSK-së.

Ky sukses përfaqëson jo vetëm arritje individuale, por edhe një dëshmi të fuqisë së partneritetit mes Kosovës dhe Turqisë në fushën e arsimit dhe zhvillimit ushtarak”. /2LONLINE/