Sulmuesi kosovar Valmir Berisha ka pak ditë që ka firmosur kontratë me një nga klubet më të mira në Itali, Romën. Ai do të luajë fillimisht për ekipin U-21 të këtij klubi, por pret që gjatë këtij kampionati të luajë ndonjë ndeshje edhe për ekipin e parë të Romës, shkruan sot “Koha Ditore”.
E në pritje të debutimit në skuadra të mëdha evropiane janë edhe futbollistë të tjerë të rinj kosovarë si: Ylli Sallahi (Bayern Muenchen), Donis Avdijaj (Schalke 04), Sinan Bytyçi (Manchester City), Valmir Sulejmani (Hannover) e Enis Gavazaj (Gent)./kohanet/