Gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme penale – dominojnë vjedhjet
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për veprën penale ‘’Falsifikimi i parasë’’ nga neni 296 i Kodit Penal të Kosovës.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i parasë” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Dhuna në familje”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhje e shërbimeve ”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhje”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhje pylli”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Deklarimi i rremë” dhe ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’. /2LONLINE/
