/2L ONLINE/ – Në qendër të qytetit të Vitisë u mbajtën garat finale në Streetball në mes të ekipeve KFOR-i, “Time Out’’ nga Gjakova, “Prishtina’’ dhe “Kastrioti’’ nga Ferizaj’’. Në ndeshjen finale garuan për vendin e parë ekipi Time Out’’ nga Gjakova dhe “Prishtina’’ nga Prishtina, ku fituese doli ekipi gjakovar me rezultat 16;9. Ndërkaq vendi i treti i takoi ekipit “Kastrioti “ nga Ferizaji.
Përndryshe ky aktivitet sportiv është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Kolegjin “Universum” që njëherit ishte edhe sponsor kryesor i këtij aktiviteti që për qëllim ka promovimin e talenteve të rijnë në disiplinat sportive të Basketbollit por edhe nxitjen e tyre për të ushtruar aktivitete sportive në komunën e Vitisë.
Kaltrina Sylejmani, Drejtoresh për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë ngjarje sportive në veçanti Kolegjin Universum për organizimin e tij. Ndërkaq po ashtu dje u bë edhe promovimi i ekipit të basketbollit nga Vitia e cila është në fazën e regjistrimit. /2L ONLINE/