Në kuadër të përpjekjeve për funksionalizimin e plotë të Qendrës për Zhvillim të Karrierës dhe Alumni në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në Gjilan, GIZ ka dhuruar pajisje teknologjike, duke përfshirë TV, projektor dhe pajisje të tjera të nevojshme.
Ky donacion është pjesë e bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet Zyrës për Zhvillim të Karrierës dhe GIZ-it.
Arlinda Selmani, ushtruese e detyrës së divizionit për Karrierë dhe Alumni, priti në takim këshilltaren për migrim, trajnim dhe karrierë në GIZ Kaltrina Fejzullahu , të cilen e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Qendrës për Zhvillim të Karrierës, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi për zhvillimin profesional të studentëve dhe promovimin e aktiviteteve që ndihmojnë përgatitjen e tyre për tregun e punës.
Arlinda Selmani, ushtruese e detyrës së divizionit për Karrierë dhe Alumni, u shpreh mirënjohëse për mbështetjen që GIZ-i ka ofruar në vazhdimësi që nga themelimi i zyrës. Ajo përmendi aktivitetet e shumta të realizuara në bashkëpunim me GIZ-in, përfshirë Panairin e Punës dhe Karrierës, trajnime online për studentët, si dhe takimet informuese.
Këshilltarja për migrim, trajnim dhe karrierë Kaltrina Fejzullahu , vlerësoi përkushtimin e UKZ-së për bashkëpunim, duke theksuar se gatishmëria e universitetit ka lehtësuar realizimin e projekteve të përbashkëta, të cilat pritet të vazhdojnë edhe në të ardhmen. /2LONLINE/