DYLON

GIZ mbajti punëtori në Viti për marketingun regjional

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në organizim të GIZ-it gjerman, është mbajtur sot në Viti punëtoria me temë “Marketingu regjional”, ku merrnin pjesë përfaqësues të drejtorive komunale të komunave të Anamoravës. Qëllimi i mbajtjes së kësaj punëtorie ishte përzgjedhja e një organizate, e cila do të merrej me përkrahjen e prodhimeve vendore-regjionale që kultivohen në këtë rajon.
Mustafë Kastrati përfaqësues i GIZ-it, ka bërë të ditur për kriteret që kërkohen në projektet që janë dorëzuar nga komunat. Ndërsa zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu ka theksuar rëndësinë e madhe që kanë këto takime, që kanë për qëllim mbështetjen e prodhimtarisë vendore.

Ai inkurajoi pjesëmarrësit që të shfrytëzojnë të gjitha mënyrat për të shënuar rezultate sa I përket produkteve që prodhohen në rajonin e Anamoravës. Kurse Ludwig Gar ekspert gjerman, duke prezantuar programin e një marketingu regjional, ka bërë një krahasim të prodhimtarisë kosovare dhe marketingut këtu me atë që e ka të instaluar shteti gjerman.

EkoHigjiena

Ai gjithashtu foli për cilësinë që duhet të ketë produkti, sikurse kërkon edhe një bashkëpunim I palëve me interes, në mënyrë që të ketë rezultate të mira. Eksperti gjerman në këtë prezantim, është fokusuar edhe në konceptin që do të punojë në të ardhmen organizata e prodhimeve regjionale dhe mënyrat e funksionimit të saj.

Komunat prezent, kanë prezantuar projektet e tyre dhe prej tyre do të bëhet përzgjedhja e organizatës që do të merret me marketingun dhe plasimin e prodhimeve në treg. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.