DYLON

GIZ-i Gjerman analizon mundësinë për implementimin e projektit për reforma në tokat bujqësore në Kosovë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi kanë pritur sot në takim tre ekspert nga organizatës qeveritare gjermane në Kosovë, GIZ, me të cilët ka biseduar rreth mundësisë për analizimin e projektet për reforma në tokat bujqësore në Kosovë.

Kryetari Haliti i ka njoftuar ata se në këtë komunë reforma e tokës bujqësore (komasacionit) kishte filluar në vitet e 80-ta dhe kishte mbetur i papërfunduar, njëherit ai bëri me dije se në fillim të këtij viti veç se ka filluar komasacioni vullnetar në 7 zona kadastrale.

EkoHigjiena

Ndërkaq lidhur me këtë me mundësinë e bashkëpunimit lidhur me projektin për reforma në tokat bujqësore, kryetari Haliti shprehu gatishmërinë e plotë të punojë në këtë drejtim. Kryetari Haliti, ka falënderuar GIZ-in gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep komunës së Vitisë në të gjitha fushat. /2L ONLINE/