(2LONLINE) – Familjare, bashkëveprimtare, kolege dhe gra të Gjilanit u mblodhën sot në sheshin e Hanumshahe Abdullahu- Tefiku- Nushi që me rastin e 8 marsit të nderojnë atë.
Zëvendëskryesuesja e Grupit të grave të Gjilanit (GGGJ) Mimoza Shkodra tha se patriotizmi, intelektualiteti, veprimtaria dhe heroizmi i saj, tregoi vlerat e gruas se Gjilanit dhe gruas së Anamoravës në përgjithësi. Ishte gruaja e vetme nga ana jone qe sakrifikoi, dha jetën për lirinë tonë, lirinë qe sot ne po e gëzojmë bashkë.
Deputetja Lirie Kajtazi tha se Nushi ishte një veprimtare që la gjurmë në historinë tonë, në historinë e Gruas Gjilanase. Ajo ishte dhe mbetet një ikonë për gratë e Anamoravës. Dha shumë dhe sakrifikoi bashkë me bashkëshortin e saj, dha shembullin e gruas që flijon për atdheun dhe lirinë e popullit të saj.
Dr. Maxhide Shaqiri, bashkëveprimtare e Nushit falënderoi GGGJ për iniciativën e marrë dhe tha se Nushi ishte shembulli se si gruaja duhet të veproj dhe të zë vendin meritor në shoqëri. Gjithashtu kërkoi nga KK që të merr iniciativë dhe të ndaj një çmim çdo vit për “Gruan më të suksesshme të Komunës së Gjilanit”. /2lonline/