DYLON

Gëzuar festën e flamurit, Emine Krasniqi-Marigona e Kosovës!

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Faik KRASNIQI

(2L ONLINE) – Flamuri shqiptar – shqiponja dykrerëshe e zezë në sfondin e kuq – është simboli më sublim i shprehjes së identitetit të shqiptarëve, kudo që jetojnë ata. Ky flamur ka mbajtur gjallë qenësinë shqiptare në rezistencën kundër pushtuesve të huaj, sidomos gjatë shekullit XX. Flamuri është dëshmi e besnikërisë ndaj atdheut dhe ndaj kombit. Prandaj, përderisa në pothuaj të gjitha shtetet e botës presidenti betohet mbi Biblën apo Kuranin, në Shqipëri betimi i tillë bëhet para flamurit.

EkoHigjiena

Pas 28 Nëntorit 1912, shqiptarët e Shqipërisë ishin të lirë ta përdorin këtë simbol kombëtar, por e njëjta nuk vlente për shqiptarët e Kosovës. Ishte pikërisht ky mohim që cenonte më së shumti përkatësinë e tyre etnike, por edhe që përforconte bindjet patriotike dhe ndjesinë për rezistencë ndaj pushtetit jugosllav.

Historia e përdorimit të flamurit shqiptar në ish-Jugosllavi ndryshonte varësisht nga klima politike: herë lejohej përdorimi, e herë ndalohej – si u tekej serbëve që s’na bënin hesap. Pas Luftës së Dytë Botërore, me mbetjen sërish të padrejtë të Kosovës në ish-Jugosllavi, në heshtje dhe pa asnjë vendim u ndalua përdorimi i tij. Madje, shumë shqiptarë u dënuan me burg të rëndë, vetëm pse atyre u është gjetur ky flamur.

Emine Krasniqi- Marigona e Kosovës!

Familja jonë mburret që i kemi dhënë kombit me dhjetëra dëshmorë dhe dhjetëra të burgosur politikë. E një ndër ta është edhe Heroina Shqiptare, Emine Krasniqi-Marigona e Kosovës, që më 1956 qëndisi flamurin kombëtar (ku atëbotë ishte e ndaluar për shqiptarët e Kosovës), për të cilën gjë vuajti burgim të rëndë bashkë me bashkëshortin Osman Krasniqi( axha im) dhe dhjetëra shokë të idealit!

Mburremi dhe jemi krenar që e kemi -Heroinën e gjallë Shqiptare-Emine Krasniqi- Marigona e Kosovës! Gëzuar festën e flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë, Marigonë e Kosovës! Veprat dhe sakrificat e tua për çështjen kombëtare, na bën krenar jo vetëm familjen tonë, por gjithë kombin shqiptar! Jemi krenar me ty! Rrofsh sa malet e Shqipërisë Natyrale! /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.