DYLON

Gëzuar dita e përçuesve të dijes- 5 tetori Dita Ndërkombëtare e Mësuesit

Gëzuar dita e përçuesve të dijes- 5 tetori Dita Ndërkombëtare e Mësuesit
Avatar photo Redaksia

Mësuesit janë me plotë mirësi, dashuri e dituri, pasion e sinqeritet, kreativitet e zellshmëri, vet-kritik e të përkushtuar.

Shkruan: Blerim SHERIFI

EkoHigjiena

Të dashur kolegë mësimdhënës të edukosh dhe mësosh gjenerata e gjenerata në shumë vite e njëra pas tjetrës, padyshim që është një mison i shenjtë, i dashur. 

Profesioni i mësuesit është një nga profesionet më të dashura, respektuara, çmuara në çdo shoqëri dhe në çdo kohë e veçanërisht në botën e përparuar dhe ciliziuar ku dija vlerësohet lartë.

Ditë kjo ku secili nga ne duhet të reflektojmë  dhe shohim rolin e mësuesit në zhvillimin dhe prosperimin si komb.

Siç edhe thotë filozofi Kinez  me famë Konfuci “Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë“.

Prandaj kjo është arsyeja pse profesioni i mësuesit është konsideruar një mision jetësor e me shumë vlerë në çdo shoqëri.

Mësues, ai që shquhet në një fushë të caktuar të dijes a të veprimtarisë shoqërore e që ndikon te të tjerët dhe merret si shembull për t’u ndjekur nga të tjerët- do të ishte përkufizimi më mirë për termin “Mësues”

Mësuesit janë ata që bëjnë punën e prindit, psikologut, pedagogut, mjekut, kujdestarit, policit, artistit, poetit e çfarë jo tjetër. 

Mësuesit janë përhapësit  e dritës, ai që hap derën për të tjerët.

Mësusesit janë ata që zbulojnë talentin dhe prirjet që kanë fëmijët tuaj dhe me aq dashuri, zell e  dashamirësi e të betuar  të zhvillojnë ata fëmijë dhe të i pëgatisin për jetë, që neser ata të jenë kandila ndriçues të shoqërisë.

Rrugëtimi ynë si shtet e komb duke falenderuar sidomos rilindasit tanë  që me punën e tyre në shërbim të dijes e vendit e shumica nga ta mësues me vlera të larat njerëzore e profesionale  kanë ndikuar dhe kanë qenë krahë pë krahë me mësuesin, shkollë, klasën e nxënësit në arritjen e shumë sukseseve që sot gëzojmë si komb.

Mësuesi është ai që i jep frymë, dritë, gjallëri e mbi të gjitha shpirt një kombi të qytetruar.

Mësuesi ëstë padyshim ai që prek zemrën e çdo njeriu, mendjen  dhe padyshim ndikon në formimin e tij professional. 

Mësuesit janë idealistët më produktiv në shoqëri, përquesve të dijes e emancipimit shoqëror. 

Mësuesi dhe pëgatitja e tij professionale, janë  bazamenti i zhvillimit të çdo shoqërie  drejt botës së përparuar.

Mësuesi është heshtje e ndjesi, është poet, sportist, aktor, e mbi të gjitha mësuesi është vet arsyeja e diturisë që nxënsi të shkëlqej. 

Këtu nuk mund të qëndroj pa cekur edhe disa nga këshillat e arta që na sjellë Albanologu e arsimtari shquar shqiptar Eqrem QABEJ në letrën e tij drejtuar mësuesve: 

  • Mos kini turp të pyesni për gjëra që nuk i keni të qarta
  • Gjithçka shikojeni me sy kritik.
  • Gjërat e paqarta nuk mbahen mend.
  • Mos bëni asnjë punë shkel e shko.
  • Mos merrni dhe mos lejoni t’ju marrin dinjitetin nëpër këmbë. 

Në fund të dashur ju mësues, ndihuni krenar e faqebardhë me kokën lartë për misionin fisnik që keni zgjedhur.

Zoti u bekoftë dhe ju shpërbleftë mundin tuaj në edukimin e gjeneratave.

“Mësuesi prek përjetësinë. Kurrë nuk mund të thuhet se ku përfundon influenca e tij“. (Henry Adams) /2LONLINE.com/

Blerim SHERIFI
MA Gjuhë Angleze

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.