DYLON

Gëzim pa të shtëna, rrugë pa rreziqe

Gëzim pa të shtëna, rrugë pa rreziqe
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan është e përkushtuar maksimalisht për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike gjatë sezonit të verës kur shënohet një numër i madh i ahengjeve dhe gëzimeve familjare.

Me qëllim të parandalimit të incidenteve dhe rreziqeve gjatë festave, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë qytetarët që të festojnë me zemër, jo me armë pasi gjuajtja me armë zjarri në ahengje është tejet e rrezikshme për jetën e qytetarëve dhe përbën vepër penale.

EkoHigjiena

Të respektoni rregullat e trafikut gjatë lëvizjes në kolona duke mos bllokuar rrugët dhe duke mos u ekspozuar jashtë dritareve apo çative të veturave pasi kjo sjellje rrezikon drejtpërdrejt jetën tuaj dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik,

Respektoni qetësinë publike, kujdesuni për fqinjët dhe bashkëqytetarët duke respektuar kufizimet ligjore për zhurmën dhe muzikën gjatë orëve të vona të natës.

Çdo pakujdesi apo veprim i papërgjegjshëm mund të shndërrojë çastet e gëzimit tuaj në tragjedi. Siguria gjatë ahengjeve është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në ruajtjen e jetës duke festuar të sigurt! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.