Frutat e kësaj peme mund të jenë tepër efektive në luftimin e çrregullimeve të qarkullimit periferik, në çrregullime të enëve të gjakut që furnizojnë trurin.
Bëhet fjalë për gështenjën e egër, që ka fuqi të mëdha anti-reumatike, anti-koaguluese dhe ekspektorante në pezmatimin e rrugëve të frymëmarrjes, në grumbullimin e gjakut në vena, në pezmatime sipërfaqësore dhe të thella të venave, në majasëll dhe në sindromën pas trombozës.
Përgatitja
Për rregullimin e funksionit të enëve të gjakut, mjekët alternativë rekomandojnë 2-3 lugë çaji me esence lule nga pema e gështenjës së egër, të cilat hidhen në një enë ku shtohet 1 gotë me ujë dhe më pas lihet te zieje. Përmbajtja lihet në qetësi 15 minuta (me përzierje të herëpashershme) dhe pastaj kullohet. Lëngu pihet gjatë ditës. Kjo mënyrë do të mund të sjellë i përmirësime në trupin tuaj.