DYLON

Gështenja burim kryesor i energjisë

Avatar photo Redaksia

Gështenja është një ndër frutat e cila ka një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut dhe në forcimin e sistemit imun. Ajo tretet me vështirësi, kjo bën që të dhurojë energji, sepse posedon shumë karbohidrate, proteina, sheqer, yndyrë dhe celulozë. Është shumë e ushqyeshme, përmban minerale me vlera të larta ushqyese, si dhe vitamina, si magnezi, kalciumi, kaliumi, fosfori, hekuri, pothuajse dhe të gjitha vitaminat e kompleksit.

Përdoren në mënyra të ndryshme, të gatuara, pjekura, si pire, të thara me miell, në shumë gjella të ëmbla. Gjithashtu gjethet e gështenjës përdoren për çaj, ato përmbajnë 95 për qind taninë, vitamina K, i cili parandalon gjakderdhjet sepse tkurrë enët e gjakut.

EkoHigjiena

Mjalti nga gështenjat po ashtu është ushqyes dhe shërues. Shëron gastritin dhe problemet me tretjen e ushqimit, mbron mëlçinë, ndikon në qarkullim më të mirë të gjakut. Për sa i përket gështenjës së egër, frutat e saj përdoren në mjekësinë popullore, në shërimin e problemeve me venat dhe reumatizmën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.