DYLON

Gërvalla: Isa Mustafa po përjashton kandidatët me metodat e LKJ-së

Avatar photo Redaksia

Donika Gërvalla ka thënë se asaj dhe delegatëve të tjerë të LDK-së u është mohuar hyrja në këshillin e përgjithshëm të LDK-së për të zgjedhur kryetarin e ri.

Ajo ka thënë se janë penguar nga sigurimi në selinë qëndore të LDK-së ku po mbahen zgjedhjet, transmeton Indeksonnline.

EkoHigjiena

Gërvalla ka konfirmuar se Vjosa Osmani ka rënë nga gara për të parën e LDK-së me aklamacion.

“LKJ- ka lënë gjurmët e saj në LDK, dhe Isa Mustafa duket se ka përvojë të madhe me metodat komuniste, duke përjashtuar kandidatët me metodat e Lidhjes Komuniste”, ka thënë Gërvalla.

“Kjo është partia e Ibrahim Rugovës, jo e Isa Mustafës”, ka thënë me dëshpërim Gërvalla. /Indeksonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.