DYLON

Gërvalla: Asnjë polici në botë nuk e burgos kryetarin e Komunës

Avatar photo Redaksia

Vëllai i Jusuf Gërvallës, Abdyl Gërvalla, përmes rrjetit social Facebook ka reaguar ndaj arrestimit të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai ka shkruar se Asnjë polici në botë nuk e burgos Kryetarin e Komunes së kryeqytetit për shkak të pjesemarrjes në protesta.

Ja reagimi i plotë:

EkoHigjiena

“Asnjë polici në botë nuk e burgos Kryetarin e Komunes së kryeqytetit për shkak të pjesemarrjes në protesta!

Kjo kastë hundë-leshësh Kryetarit të Komunes Shpend Ahmetit s’i kane bërë asgjë… perkundrazi, e nderuan me titull të veçantë e te paaritshem për tërë Qeverinë e Kosoves!

Cili ka qenë më i fortë millosheviçi apo këta hundë-lesha të Qeverisë? Për sa e dij unë, se paku 15 herë me i fortë se këta ka qene milloshi…

Kosova e vogel, krejt e parendesishme iu bë varr turpi!…

Sepse Toka jonë është e shenjtë, e njomur pllembë për pllembë me gjakun e bijave dhe bijëve tanë më të shtrenjtë…

Çdo hundë-lesh e gjenë varrin e vet të turpit”. /BS/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.