DYLON

Georgievski: Pas 15 vitesh Maqedonia shtet shqiptar

Avatar photo Redaksia

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Lubco Georgievski, parasheh se Maqedonia do të bëhet pas 7-8 vitesh shtet mysliman, kurse pas 15 vitesh shtet shqiptar.

Deklarata bombë është bërë në një intervistë për të përditshmen bullgare “Presse, duke iu referuar të dhënave të fundit demografike, transmeton telegrafi.

EkoHigjiena

“Kjo është reale. Nëse analizoni proceset demografike në Maqedoni, do të vëreni se ato janë të ‘frikshme’. Në vitin 2012, nga të gjithë fëmijët e lindur në Maqedoni, 50 për qind janë të krishterë dhe po aq myslimanë.

Numri i maqedonasve bie çdo vit me 4-5 për qind, kurse rritja e shqiptarëve dhe e myslimanëve të tjerë me 3-4 për qind. Nëse ky proces vazhdon, Maqedonia do të bëhet pas 7 deri 8 vitesh shtet mysliman dhe pas 15 vitesh shtet shqiptar”, thotë ish-kryeministri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.