DYLON

Gentiana Shabani viziton bizneset luginase në Gjilan

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetarja e Lëvizjes “Vatra”, Gentiana Shabani së bashku me bashkëpunëtorë, ka vizituar disa biznese tregtare të Komunës së Gjilanit të themeluara nga banorët e dëbuar nga Kosova Lindore, ku nga afër u diskutua për problemet aktuale të bizneseve, reformave që duhet ndërmarr në përmirësimin e klimës së biznesit, por edhe në përkrahjen e drejtpërdrejte në rritjen e numrit të të punësuarve.

Vizita, me theks të veçantë u bë tek biznesi ”RIFA’ i drejtuar nga drejtori gjeneral Memedali Dervishi.

EkoHigjiena

Drejtuesit e Lëvizjes Qytetare ‘Vatra” u ndjenë të kënaqur me punën dhe me arritjet e këtij biznesi, që është bërë tërësisht me forca vetanake, ku shumica e punëtorëve që punojnë dhe e mbajnë këtë firme janë me prejardhje nga Komunat e Kosovës Lindore.

Në fund z. Dervishi falënderoi për vizitën kryetaren Shabani me bashkëpunëtor dhe i përgëzoi për angazhimin që po e bënë tani në mbrojtjen e të drejtave të luginasve në të gjitha fushat e jetës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.