DYLON

Gentiana Shabani: Serbia po e mbytë demokracinë në Kosovën Lindore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Lëvizja Qytetare “Vatra”, dënon aksionin e djeshëm të policisë së Serbisë lidhur me arrestimin e të rinjve shqiptarë në Komunën e Bujanocit. ‘Arrestimet e bëra nga autoritetet policore serbe janë të ngjashme me arrestimet që bëheshin në kohët e regjimeve fashiste, të cilat regjime përdornin policinë në emër të ruajtjes se ligjit”, thotë Gentiana Shabani, kryetare e Lëvizjes Qytetare Vatra.

Ajo thotë se në Kosovën Lindore , çdo ditë regjimi serb përdorë gjuhën e urrejtjes, diskriminimit mbi baza kombëtare, në veçanti ndaj shqiptarëve ta: ë Kosovës Lindore.

EkoHigjiena

Sipas saj, ky diskriminim, ky zbatim I ligjit në mënyrë selektive vrehet majfte mire kur policia serbe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ndaj përgjegjësve të vërtetë që para syve të organeve të rendit, organizuan brohoritjen “për vrasjen e shqiptarëve”, ku në këtë veprim morrën pjesë 32.000 tifozë serbë në Beograd me rastin e ndeshjes Serbi-Shqipëri.

“Brohoritje të tilla, gjithsesi të dënueshme dhe të papranueshme, janë brohoritur edhe në Bujanoc nga pjesëtarë të komunitetit serb pas ndeshjes Shqipëri-Serbi, e organet serbe nuk kanë reaguar. Lëvizja VATRA konsideron se arrestimi i sotëm i shqiptarëve në Bujanoc është vazhdimësi e politikës së shtypjes dhe të diskriminimit shtetëror të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë Lindore”, ka thënë në reagimin e saj Gentiana Shabani, kryetare e Lëvizjes Qytetare Vatra. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.