/2L ONLINE/ – Ne mbledhjen e radhës se ” Lëvizjes Qytetare Vatra” anëtaret e kryesisë votuan për kryetarin e tyre te ri. Me shumice votash për kryetare u zgjodh Gentiana Shabani, juriste e diplomuar pranë Universitetit ” Hasan Prishtina”.
Me te marre mandatin nga kryesia, Gentiana Shabani, u zotua se do te vazhdojë sensibilizimin e mëtejshëm te opinionit kombëtare dhe ndërkombëtare për Kauzën e Kosovës Lindore, si dhe do te vazhdojë ngritjen dhe zgjerim e” Lëvizjes Qytetare Vatra”.
Gentiana Shabani është aktiviste e LQV-se qe nga themelimi i saj; dhe për momentin ndjeke studimet master pranë ” Universitetit Hasan Prishtina”. Kryesia e Vatrës vlerëson se me ardhjen e saj ne krye te LQV-së, dëshmohet fryma e lartë demokratike e kësaj lëvizje, që të rinjve dhe të rejave t’u jepet rendësi dhe hapësire e merituar.
Ndërsa ne ditët ne vazhdim “Vatra” do te mbaje kuvendet zgjedhore ne Forumin e Gruas dhe atë te Rinisë. /2L ONLINE/