/2L ONLINE/ – Koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njëherit kryetarja e Lëvizjes Qytetare VATRA Gentiana Shabani ka takuar Avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës (Ombudspersonin), Hilmi Jashari.
Ajo e informoi në detaje avokatin e popullit të Republikës së Kosovës z. Hilmi Jashari për padrejtësitë që po i bëhen shqiptarëve të Kosovës Lindore nga pushteti serb, sidomos çështjen e dokumentacioneve që një numër i madh i këtyre qytetarëve tanimë janë fshirë nga listat e gjendjes civile në Republikën e Serbisë dhe në vazhdimësi po u mohohet edhe marrja e dokumenteve identifikuese atje. Ku bashkarishtë u dakorduan që sjellja e tillë nga pushnteti serb është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe drejtori i hetimeve në Zyrën e Avokatit të Popullit z. Tafil Rrahmani.
Koordinatorja Shabani shprehu brengën që këta qytetarë po diskriminohen edhe nga shteti amë, Republika e Kosovës me vetë faktin që tani e 17 vite nuk po arrin të pajisen me dokumentacion identifikimi të Republikës së Kosovës.
Avokati i Popullit Hilmi Jashari shprehu gatishmëri të lartë për bashkëpunim me Zyrën për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me qëllim që sa më shpejtë të gjindet një zgjidhje për këta qytetarë, thuhet në njoftimin e Vatrës./2L ONLINE/