DYLON

Genti për Unitetin: Kemi ndarë gjithçka bashkë e edhe besimin se do t’ia dilnim dhe ia dolëm!

Genti për Unitetin: Kemi ndarë gjithçka bashkë e edhe besimin se do t’ia dilnim dhe ia dolëm!
Avatar photo Redaksia

Në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në Gjilan u organizua ceremonia solemne ushtarake për daljen në pension të Rreshter Afrim Nuhiut, e bashkëluftëtari i tij në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Bujar Nevzati – Genti tha se sot kur Afrim Nuhiu – Uniteti po e përmbyllë edhe shërbimin si epror i FSK-së i paepur edhe në kohë paqeje, ndjehet krenar që ka pasur një shok si Afrimi, burra të tillë që e nderojnë familjen, shoqërinë dhe atdheun.

“Me ty kam ndarë ditët më të rëndësishme të jetës sime, ditët e luftës për lirinë e atdheut. Nga dita e parë e deri në përfundim të luftës, ishim bashkë, krah për krah. Së bashku kemi ndarë të mirën e të keqen, bukën, rrezikun, dhimbjen, por edhe krenarinë e asaj kohe të shenjtë. E kemi ndarë frikën, por edhe besimin se do t’ia dilnim dhe ia dolëm”, ka thënë Nevzati, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Nevzati theksoi tutje se sot, kur Afrim Nuhiu po e përmbyll edhe shërbimin e tij si epror i FSK-së i paepur edhe në kohë paqeje,  ndihet krenar që ka pasur një shok si Afrimi, sepse burra si ai nderojnë familjen, shoqërinë dhe atdheun.

“Të uroj shëndet e gëzim në vitet në vijim. Pushimi yt le të jetë i mbushur me dinjitet, siç e ke mbajtur gjithmonë uniformën dhe fjalën burrërore”, ka thënë Bujar Nevzati-Genti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.