DYLON

“Gënjeshtra” vije sonte premierë!

“Gënjeshtra” vije sonte premierë!
Avatar photo Redaksia

Shfaqja “Gënjeshtra”, jepet sonte premierë në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

“GËNJESHTRA” nga Florian Zeller, regjia Ekrem Sopi

EkoHigjiena

Aktorë: Gani Rrahmani, Qendresa Jashari, Alban Shahiqi dhe Safete Mustafa Baftiu

Asistente e Regjisë: Natyrë Kallaba, Skenografia: Dhurim Ismaili-Dajki, Kostumet: Leudita Hyseni, Dizajni i dritave: Burim Baftiu

?30 qershor – ora 20:00 (Premiera)

?1 korrik – ora 20:00 (Repriza e parë)

?Teatri i Gjilanit

Pas suksesit të komedisë “E vërteta”, Teatri i Gjilanit sjell në skenë pjesën binjake të saj – “Gënjeshtra” – nga dramaturgu francez Florian Zeller, njëri nga zërat më të rafinuar të teatrit bashkëkohor evropian.

Për shfaqjen:

Një darkë mes miqsh që shndërrohet në një duel të heshtur mes dyshimit dhe besimit. Një gënjeshtër e padëmshme…ose ndoshta fillimi i një rrëmuje të pakthyeshme.

Në këtë duel të hollë fjalësh dhe heshtjesh, e qeshura vjen e shoqëruar me tension, ndërsa të pathënat bëhen më të forta se çdo deklarim i sinqertë.

Zeller na fton të vëzhgojmë jo thjesht një martesë në pikëpyetje, por vetë natyrën njerëzore për të zgjedhur mashtrimin, kur e vërteta bëhet e papërballueshme.

Një shfaqje ku çdo buzëqeshje fsheh një dyshim, çdo fjalë një frikë – dhe ku publiku vendos vetë:

A janë gënjeshtrat më të dëmshme se e vërteta… apo më të nevojshme?

Një lojë e hollë teatrale ku asgjë nuk është ashtu siç duket. Një duel mjeshtëror mes burrit dhe gruas, miqësisë dhe tradhtisë, së vërtetës dhe gënjeshtrës.

Shfaqja është produksion i Teatrit të Gjilanit.

/Teatri i Qytetit – Gjilan /

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.