Genc Sermaxhaj emërohet trajner i gjeneratës U19 te SC Gjilani
Sport Club Gjilani ka bërë me dije se se ka arritur marrëveshje me trajnerin Genc Sermaxhaj, i cili do të marrë drejtimin e gjeneratës U19 të klubit tonë.
Sermaxhaj do të jetë në krye të skuadrës 19-vjeçare, me përgjegjësinë për të vazhduar punën në zhvillimin, avancimin dhe përgatitjen e futbollistëve të rinj, të cilët përfaqësojnë të ardhmen e klubit.
“Klubi ynë i beson profesionalizmit dhe përkushtimit të trajnerit Sermaxhaj, duke i dëshiruar mirëseardhje në rikthimin e tij në familjen kuqebardh dhe shumë suksese në detyrën e re”, thuhet në njoftimin e Shkollës së futbollit SC Gjilani.
Paraprakisht ishte dhënë njoftimi se bashkëpunimi me trajnerin Bers Ramadani, i cili ka qenë pjesë e shtabit teknik të gjeneratës U19, ka përfunduar me marrëveshje të dyanshme, me kërkesë të vetë trajnerit Ramadani. /2LONLINE/
