DYLON

Gazetarët ukrainas dhe afganë pajisjen me kartela udhëtimi nga Trafiku Urban

Gazetarët ukrainas dhe afganë pajisjen me kartela udhëtimi nga Trafiku Urban
Avatar photo Redaksia

Që nga sot deri në fund të vitit 2023, kolegët ukrainas dhe afganë të strehuar në Kosovë, do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat e Trafikut Urban në Prishtinë.

Këtë vendim e ka miratuar Komuna e Prishtinës, me kërkesën e paraqitur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, për të pajisur me kartela 18 gazetarë të strehuar në Kosovë në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosovë”.

EkoHigjiena

Kartelat e udhëtimit ia ka dorëzuar sot Drejtores Ekzekutive të AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, Kyreshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Trafiku Urban”, Burim Maraj.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës falënderon për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e frytshëm Komunën e Prishtinës dhe Ndërmarrjen Publike “Trafiku Urban”.

Gazetarët janë strehuar në Kosovë në kuadër të programit Journalists in Residence – Kosovo, i cili është iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Misioni i OSBE-së në Kosovë, si dhe iniciativa Hannah Arendt., njofton AGK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.