DYLON

Gazetarët kërkojnë siguri

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK, Zekirja Shabani ka theksuar se rasti i djeshëm i gazetarit të “Klan Kosova”, tregon se sa e brishtë është siguria e gazetarëve në Kosovë.

“Fatkeqësisht ky nuk është rasti i vetëm, ne kemi 21 raste të dëshmuara nga kolegët tanë dhe të dhënat tregojnë për rritje të presionit dhe dhunës ndaj gazetarëve”, ka thënë Shabani.

EkoHigjiena

Ai ka kërkuar që çdo kërcënim që i bëhet një pjesëtari të mediave, të hetohet urgjent.

“U bëjmë thirrje edhe pronarëve të mediave që të respektojnë Ligjin e Punës dhe sigurisë në punë”, ka shtuar më tej Shabani.

Fillon protesta e gazetarëve

Një grup gazetarësh, përfaqësues të medieve, të shoqërisë civile dhe qytetarë, në sheshin “ZahirPajaziti” në Prishtinë kanë filluar të protestojnë duke kërkuar mjedis të sigurtë për ushtrimin e profesionit të gazetarisë dhe të lirisë së shprehjes.

Qëllimi i organizimit të kësaj proteste është sensibilizimi i opinionit me dhunën në rritje ndaj gazetarëve, sidomos pas rastit të fundit të therjes me thikë të gazetarit, Milot Hasimja.

Hasimja, të hënën, është sulmuar me thikë në kokë ku ka marrë 4 plagë dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=8432