DYLON

Gazeta serbe: Shqipëria do të dominojë Ballkanin

Avatar photo Redaksia

“Shqipëria është një nga vendet më të mirëpozicionuara ne rajonin e Ballkanit”. Kështu shkruan gazeta serbe “Vesti”, duke rikujtuar se Shqipërinë e favorizojnë projektet energjetike, që, sipas saj, do ta nxjerrin vendin nga fundi i tunelit.

Gazeta në fjalë shkruan se, poziconimin avantuzhues të Shqipërisë e ndihmon edhe mbështetja e vazhdueshme e aleateve perëndimorë si NATO, BE dhe SHBA, përcjell Portali Albeu.

EkoHigjiena

Duke folur për përfitimet e Shqipërisë, “Vesti” përmend projektin TAP, pas së cilit fshihen interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nga e cila, Shqipëria përfiton mbi 400 milionë euro në 3 vjet.

Si nje aleate e besueshme e Washingtonit, Shqipëria pritet të nisë shumë shpejt edhe bisedimet per anëtaresim në Bashkimin Europian, një hap që i sjell këtij vendi përfitime të tjera, si ndërtim rrugësh, aeroportesh dhe investime të tjera ne infrastrukture, shkruan gazeta serbe.
http://www.albeu.com/shqiperi/gazeta-serbe-shqiperia-do-te-dominoje-ballkanin/206916/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.