DYLON

Gaz lotsjellës edhe në mbledhjen e Kryesisë

Avatar photo Redaksia

Në mbledhjen e Kryesisë u hodh gazi lotsjellës nga Nënkryetarja e Kuvendit dhe Deputetja Aida Dërguti. Të pranishmit kanë dalë nga mbledhja. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Aida Dërguti, ka shkuar në sallën e mbledhjes së kryesisë, për të treguar qëndrimin e opozitës. Ndërkaq, në zyrat e LDK-së në Kuvend kanë hyrë Kryeministri Isa Mustafa dhe Ministri i Punëve të brendshme Skënder Hyseni.

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të mbaj një orë pauzë dhe pas një ore kanë thënë se do të njoftojnë se kur do të vazhdoj seanca.

EkoHigjiena

Shefat e Grupeve Parlamentare të PDK-së dhe LDK-së, Adem Grabovci e Ismet Beqiri, dolën nga Mbledhja e Kryesisë dhe shkuan në drejtim të zyrës së LDK-së, ku po konsultohen se çfarë masash duhet të merren ndaj deputetëve të opozitës në mënyrë që të vazhdoj Seanca.
Në këtë mbledhje nuk mori pjesë Deputetja e Vetëvendosjes Aida Dërguti.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, në një prononcim për mediat nga Kuvendi i Kosovës tha se është i shqetësuar se deputetët e opozitës po gjuajnë gaz në Kuvend përkundër paralajmërimit të sekretarit të shtetit, John Kerry, që kjo gjë të mos ndodh më.

“Para pak ditësh dëgjuam komentet e Kerryt sa i përket gazit në Kuvend. Njerëzit nuk janë duke e dëgjuar atë”, tha Delawie, duke shtuar se ai çmon deputetët po kryejnë detyrat konform rregullave parlamentare.

Delawie po ashtu u shpreh i shqetësuar intensifikimin e retorikës nacionaliste së fundmi.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës janë të interesuar të ketë sa më shumë diskutime për problemet e ngecjeve ekonomike, duke lënë të nënkuptohet se gazi lotsjellës nuk është zgjidhja.

“Pengimi i punës së Kuvendit nuk ndihmon aspak. Ajo çfarë në Kosovë presin është që të ketë diskutim për ekonominë”, tha Delawie.

Ambasadori amerikan po ashtu tha se pa dy deputetë të opozitës në Kuvend ndaj të cilëve është shqiptuar arrest shtëpiak.

http://botasot.info/kosova/490713/gaz-lotsjelles-edhe-ne-mbledhjen-e-kryesise-foto-video/