DYLON

Gaxherri: S’ka kthim prapa

Avatar photo Redaksia

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët LDK-së, Besa Gaxherri, mendon se me arritjen e marrëveshjes ndërmjet Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt është krijuar një situatë e re, kur dihet qartë se kush ka të drejtën për t’i formuar institucionet e reja.

Në një intervistë për “Epokën e re”, ajo i ka bërë thirrje PDK-së të reflektojë karshi kësaj situate që është krijuar dhe të dalë në opozitë. Gaxherri ka thënë se edhe 100 palë zgjedhje nëse mbahen, rezultati do të jetë i njëjtë.

EkoHigjiena

“Nuk kemi nevojë të humbim më shumë kohë duke pasur parasysh se kemi shumë probleme për t’i zgjidhur.Në këtë rast partitë politike, shumica dërrmuese prej tyre, më përjashtim të njërës, kanë bërë marrëveshje politike, e cila është shumë transparente dhe në harmoni me procedurat administrative dhe kushtetuese. Prandaj nuk ka kthim prapa”, ka thënë Gaxherri.

Ajo ka bërë të ditur se çdo gjë ka përfunduar ditën kur është arritur marrëveshja LDK-AAK-Nisma.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.