DYLON

Gati projtekti i OSTAP nga Austria në vlerë prej 7 milionë euro për ujërate zeza për Gjilanin

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, i shoqëruar edhe nga drejtorët e drejtorive komunale, kanë pritur në një takim pune përfaqësuesit e kompanisë OSTAP nga Austria, të kryesuar nga Christoph Gierlinger që bashkërisht është duke u punuar në finalizimin e projektit për trajtimin komplet të ujërave të zeza në pjesën urbane dhe rurale të Gjilanit si dhe investimin në rregullimin e lumit, “Stanishorka”, “Mirusha”, dhe lumenjëve të tjerë, deri tek fabrika – impianti që do të ndërtohet në fshatin Uglarë.

Me këtë rast Ismail Januzi, këshilltari për zhvillim ekonomik dhe investime i kryetarit Lutfi Haziri, ka thënë se së bashku me kompaninë nga Austria janë duke punuar në finalizimin e projektit për investimin e rrjetit të ujërave të zeza, kolektorëve, rregullimit të shratit të lumenjëve që në tërësi kapin shumën mbi 7 milion euro.

EkoHigjiena

“Jemi në finalizim të projektit që përfshinë mbi 50 kilometra rrjet të ujërave të zeza, pastaj vendosjen e kolektorëve në lumenjtë e 15 fshatrave, në tre lumenjë në qytet, si nëlumin “Mirusha”, “Stanishorka” dhe kolektori i lumit “Morava”, të cilët pastaj së bashku shkojnë në Fabrikën për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Uglarë. Është e paraparë të ndërrohen gypat e kanalizimit në qendër të qytetit, ajo në drejtim të rrugës së Prishtinës dhe investime të tjera në pjesë të tjera të qytetit. Me këtëprojekt bëhet zgjidhja përfundimtare e ujërave të zeza. Vlera e këtij projekti total është mbi 7 milionë euro, poashtu do të punojmë gjatë të ardhmes edhe në paramasë dhe parallogari të saktë. Nëse shkohet sipas dinamikës së paraparë, presim në pranëverën e vitit të ardhshëm të nisin punimet në këtë projekt dhe në vitin 2016 – 2017 do përfundoj i gjithë ky projekt”, thënë në fjalën e tij Ismail Januzi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.