Gati për turneun tradicional: Rregullohet parkingu me zhavorr dhe pastrohet fusha
Komuna e Vitisë ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në kuadër të përgatitjeve për fillimin e turneut tradicional të futbollit në nderim të dëshmorit të kombit, Kenan Halimi, ngjarje kjo që ndër vite është shndërruar në një aktivitet me karakter nacional dhe jo vetem.
Sipas njoftimit të Komunës së Vitisë, kryetari Sokol Haliti, së bashku me Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Emergjenca, të udhëhequr nga drejtori Arton Musliu, janë përkujdesur për rregullimin e hapësirave përcjellëse pranë fushës sportive ku do të zhvillohen ndeshjet.
Në kuadër të punimeve është bërë shtrimi me zhavorr i parkingut për vetura afër fushës, si dhe pastrimi dhe rregullimi i hapësirës sportive, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për pjesëmarrësit dhe qytetarët që do të ndjekin turneun.
Nga Komuna e Vitisë është theksuar përkushtimi për përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës sportive dhe asaj përcjellëse, me synim ofrimin e shërbimeve dhe kushteve më të mira për qytetarët. /2LONLINE/
