DYLON

Gati për fillim të vitit të ri akademik

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Takimi mes drejtueseve të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, është zhvilluar, me rastin e përgatitjeve për fillimin e vitit të ri akademik.

Ministri Buja, me këtë rast, shprehu interesimin e tij lidhur me procesin e përgatitjeve për fillim vitin e ri dhe ecurinë e konkursit për plotësimin e stafit akademik, ndërkaq falënderoi drejtuesit e Universitetit ‘Kadri Zeka” për punën që kanë bërë dhe po e bëjnë në drejtim të ngritjes se këtij universiteti, si në zgjerimin e hapësirave për studentë dhe mësimdhënës, po ashtu edhe në cilësi.

EkoHigjiena

U.d. rektori i universitetit “Kadri Zeka”, Arben Dërmaku e njoftoi ministrin për gjendjen në këtë universitet, ai tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për pranimin e studentëve të rinj në afatin e dytë, ndërsa foli edhe për fazën e pranimit të stafit të rregullt akademik. Ndërkohë që rektori Dërmaku ia ka dorëzuar ministrit Buja raportin e punës së Universitetit “Kadri Zeka”, që nga themelimi i tij e deri më sot.

Ndërkohë, Ministri Buja theksoi se synimi i përbashkët është cilësia, ndërsa tha se MAShT është e gatshme çdoherë për të kaluar së bashku sfidat në këto institucione të arsimit të lartë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.