DYLON

Gati “Dardani”!

Avatar photo Redaksia

​Kosovarët shumë shpejtë do të mund të blejnë bukë me “Dardan”. Mund të ketë edhe emër tjetër, por e sigurt është se Kosova po bëhet gati që të nxjerrë në treg valutën e vet. Dardani është përmendur edhe më herët si mundësi e zëvendësimit të valutës së huazuar, Euro.

Këtë e ka konfirmuar edhe Bedri Hamza, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, i cili ka thënë se Kosova është duke e konsideruar mundësinë e futjes në treg të një valute të veten. Hamza e bëri të ditur këtë gjatë Samitit të ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve të rajonit, i cili u mbajt në Mal të Zi nga 12 deri më 14 qershor 2014, organizuar nga javorja “NIN”, transmeton Tribuna.

EkoHigjiena

Njohës të ekonomisë e shohin si domosdoshmëri për vendin zhvillimin e politikave monetare, instrumenti më efikas për ndërtimin e mekanizmave për funksionimin e ekonomisë.

Mirëpo, tërheqin vërejtjen për stabilitetin e valutës. Përveç kësaj adaptimi i një valute unike të Kosovës, apo përdorimi i ndonjë valute të vendeve të rajonit, siç mund të jetë ajo e Shqipërisë, për një pjesë të ekonomistëve duket i pamundur për momentin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.