Gati 2 mijë e 400 gjoba të shqiptuara nga policia vetëm brenda 24 orëve të fundit
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 390 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 57 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, 14 me lëndime dhe 42 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 24 persona, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 2 në ndalim policor dhe 4 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
