Gati 2 mijë e 300 gjoba trafiku vetëm brenda 24 orëve të fundit
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 286 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 52 aksidente trafiku, 22 me lëndime dhe 30 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 12 persona, 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
