Gati 1 mijë aplikime nga Vitia për përfitim nga Pakoja Emergjente u refuzuan

Gati 1 mijë aplikime nga Vitia për përfitim nga Pakoja Emergjente u refuzuan

Përballja e komunë së Vitisë, me pandeminë e koronavirusit ka bërë që të rritet numri familjeve me probleme ekonomike.

Qendra për Punë Sociale, ka pranuar 1669 aplikime për të përfituar nga pakoja emergjente e Qeverisë, Masa 15- e cila parasheh asistencë mujore për tre muaj, në vlerë prej 130 euro për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, e që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga Buxheti i Kosovës.

Por sipas zyrtarëve të këtij institucioni në Viti, e cila është marrë me këto aplikacione për t’ia proceduar ministrisë përkatëse, jo të gjithë kanë qenë përfitues.

Bile kësaj komune, gati 1 mijë aplikime për përfitim nga Pakoja Emergjente e Qeverisë i janë refuzuar.

Kështu ka bërë të ditur, Shaqir Zuka zyrtar në QPS-në e Vitisë, njofton PlusTV.

“Ne gjatë kohës së pandemisë kemi pranuar si zyrtarë të gjitha aplikimet dhe janë futur në bazën e të dhënave për tu proceduar në sistemin e Ministrisë. Numri që kanë aplikuar janë 1669 aplikues ku prej tyre janë aprovuar 634 kërkesa, janë refuzuar 995 aplikime, kurse me probleme administrative janë 50 sosh. Përfituesit kanë marrë tri paga nga 130 euro”, tha Shaqir Zuka nga QPS-ja.

Sipas tij, 995 aplikimet që janë refuzuar nga shteti kanë të drejt të ushtrojnë ankesë në Qendrën për Punë Sociale të cilët kanë filluar nga sot të trajtojnë raste e tilla të lidhur me nivelin qendror edhe në këtë proces.

Qytetarët që nuk kanë qenë përfitues nga sot po marrin vendimet e Ministrisë së Financave, në qendrat për Punë Sociale ku njoftohen lidhur me arsyet se pse janë refuzuar kërkesat e tyre ku pastaj ata kanë të drejtë të bëjnë ankesë.

Kjo kategori të cilët u ankuan se nuk kanë përfituar asgjë nga pakoja emergjent e Qeverisë, po kërkojnë mbështejte nga komuna.

Kjo e fundit thotë se gjatë pandemisë ka mbështetur qindra familje me pako ushqimore emergjente. Kurse, nga Qendra për Punësim në Viti, kanë thënë se në fillim të pandemisë kanë regjistruar rreth 2 mijë qytetarë si të pa punë që synonin të përfitojnë si të tillë nga pakoja fiskale emergjente.

Sipas tyre, në këtë kohë të pandemisë është rritur numri i qytetarëve si punëkërkues ashtu si në nivel vendi. Ndryshe, nga Zyra për informim e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, thuhet se gjatë kohës së pandemisë numri i familjeve të varfra është rritur për 559 familje.

BURIMI: PlusTV

KOMENTE