Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar ndaj mundësisë që ka paralajmëruar qeverisja komunale e Prishtinës, në krye me Shpend Ahmetin, për të hequr emrin e presidentit Ibrahim Rugova në sheshin e kryeqytetit.
Gashi ka shkruar në Facebook se kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që të deklarohet në lidhje me qëndrimin për figurën e Ibrahim Rugovës, duke shtuar se ky i fundit është themeli i shtetit të Kosovës.
“VV, duhet të deklarohet lidhur me qendrimin për Ibrahim Rugova, dhe skandalin me emrin e sheshit. Rugova dhe Rugovizmi janë themeli i shtetit të Kosovës”, ka shkruar Gashi në Facebook.