DYLON

Gashi: Të shkurtojmë pritjet e bashkatdhetarëve nëpër kufij

Gashi: Të shkurtojmë pritjet e bashkatdhetarëve nëpër kufij
Avatar photo Redaksia

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Byroja e Sigurimeve të Kosovës janë dakorduar për të marrë hapat e duhura për shkurtimin e pritjeve të bashkatdhetarëve tanë nëpër kufij.

Zëvendëskryeministri njëherësh ministri I Diasporës Dardan Gashi ka pritë drejtorin e BSK-së Blerim Pushkolli me të cilin ka biseduar për mundësitë alternative për lehtësimin e pagesave të polisave të sigurimit të automjeteve për shkurtimin e pritjeve në vendkalimet kufitare.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e interesuar të zgjidhë njëherë e mirë këtë problem, dhe në ditët në vijim, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme do të ofrojmë një zgjidhje në favor për diasporën kosovare” – ka thënë ndërkaq, zëvendëskryeministri Gashi.

EkoHigjiena

Nga ana tjetër, z. Pushkolli ka shprehur gatishmërinë të bashkëpunojë me Ministrinë për të zgjidhë këtë çështje të përvjetshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.