DYLON

Gashi: Po rritet imazhi i shtetit në arenën ndërkombëtare

Avatar photo Redaksia

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, e ka konsideruar të arritur të rëndësishme nënshkrimin e marrëveshjes për ekstradimin ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së, e cila është nënshkruar të martën nga presidentja Atifete Jahjaga dhe ambasadori amerikan Greg Delawie.
Në një intervistë për “Epokën e re”, Gashi ka thënë se kjo marrëveshje është konfirmim i miqësisë në mes të dyja vendeve dhe i kontribuon sigurisë dhe stabilitetit rajonal. Sipas Gashit, arritja e një marrëveshje të tillë rrit kredibilitetin dhe imazhin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai ka thënë se një raport i tillë i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së duhet të shfrytëzohet nga institucionet e vendit dhe të jetë si udhërrëfyes që edhe më shtetet e tjera të rëndësishme të arrihen marrëveshje të tilla.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.