DYLON

Gashi: Nëse LAN s’lëshon pe, shkojmë në zgjedhje

Avatar photo Redaksia

Deputeti i PDK-së, Latif Gashi, ka thënë se për tejkalimin e ngërçit politik blloku LDK-AAK-Nisma duhet të lëshojë pe, ose vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se Kushtetuta e Kosovës në asnjë mënyrë nuk lejon që kryetari Kuvendit të zgjidhet nga një subjekt tjetër pa pëlqimin e partisë fituese të zgjedhjeve.

EkoHigjiena

Në këtë drejtim ai ka thënë se partitë e bllokut LDK-AAK-Nisma gabimisht janë duke e lexuar Kushtetutën dhe për interesa të tyre janë duke e dëmtuar interesin e vendit, shkruan Epoka e re.

Duke folur për refuzimin që po e bëjnë partitë politike PDK-së për bashkëqeverisje, Gashi ka thënë se kjo nuk ndodh për shkak se PDJ-ja nuk ka punuar mirë, por si rezultat I asaj që partitë e bllokut I kanë humbur gjashtë palë zgjedhje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.