DYLON

Gashi: Gjykata Speciale do të jetë shtet në vete

Avatar photo Redaksia

Avokati Tomë Gashi e ka vlerësuar shumë të dëmshëm dokumentin që do ta jetësojë Gjykatën Speciale: “Projektligji për dhomat e specializuara dhe prokurorinë e specializuar”.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale nuk ka të bëjë me ligjet e Republikës së Kosovës. “Kjo gjykatë nuk do t’i aplikojë as Kodin Penal dhe as atë të Procedurës Penale të Kosovës”, është shprehur Gashi në një intervistë për “Epokën e re”, duke shtuar se kjo gjykatë e eliminon në tërësi sistemin e drejtësisë në Kosovë.

EkoHigjiena

“Sipas këtij draftligji, Gjykata Speciale në njëfarë forme do të jetë shtet në vete”, është shprehur ai.

Gashi ka thënë se tashmë është e qartë se formimi i Gjykatës Speciale nuk mund të ndalet, por ka kërkuar nga deputetët të mos e votojnë këtë projektligj për Gjykatën Speciale por, sipas tij, duhet të insistojnë që kjo gjykatë të funksionojë sipas Kushtetutës, Kodit Penal, atij të Procedurës Penale dhe ligjeve të Kosovës…
http://epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=59292&Ctype=1

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.