DYLON

Gashi e Veseli u premtojnë mbrojtje investitorëve austriakë në Kosovë

Gashi e Veseli u premtojnë mbrojtje investitorëve austriakë në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Ka nisur në Vjenë të Austrisë Forumi Ekonomik. Kosova atje u përfaqësua nga ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi; kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli; ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës.

Në fjalën e tij, z.Gashi tha se ndihet i lumtur që Kosova po prezentohet para miqve austriakë, të cilët janë liderë sa u përket investimeve në energji dhe në sistemin bankar.

Zv.kryeminstri Gashi u shpreh i bindur se askush nuk mund t’i pengojë investitorët seriozë në Kosovë dhe se roli i ministrisë është t’i mbrojë e t’i ndihmojë ata.

EkoHigjiena

Ndërkohë, në një takim të ndarë, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zv.kryeministri Dardan Gashi u ofruan përkrahje investitorëve aktualë që operojnë në Kosovë, derisa këta të fundit e falënderuan Gashin për bashkëpunimin edhe gjatë kohës sa ishte në krye të Ministrisë së Mjedisit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.