Pjesëmarrja e ekspeditës së Federatës së Auto Sportit të Kosovës në garën që u zhvillua në Zagreb nga të gjithë pjesëmarrësit u vlerësua shumë pozitivisht.
Pjesëmarrja e ekspeditës së Federatës së Auto Sportit të Kosovës në garën që u zhvillua në Zagreb ka dëshmuar se garuesit nga Kosova janë tejet cilësorë dhe se me sukses mund të ballafaqohen me rivalët nga vendet tjera.
Kështu thuhet në një komunikatë për media të Federatës së Auto Sportit të Kosovës. Sipas kësaj federate, Ismail Smani, Bardhyl Canolli, Valdet Krasniqi, Përparim Dushi, Naim Dashaj, Besfort Bunjaku dhe Liridon Kalenderi (ky i fundit në kategorinë karting) dëshmuan para kolegëve të tyre kroatë se janë garues tejet cilësorë dhe se, me sukses mund të ballafaqohen me rivalët ngavendet tjera.
“Edhe më e rëndësishme se paraqitja në garë ishte bashkëpunimi i jashtëzakonshëm dhe gatishmëria e mikpritësve për të na ndihmuar në çdo aspekt të mundshëm. Presidenti i FIA CEZ (Zona e Evropës Qendrore) Zrinko Gregurek pati takime tejet miqësore me presidentin e Federatës së Auto Sportit të Kosovës, Ismet Rexhepin, me të cilin janë dakorduar që edhe në të ardhmen të bashkëpunohet, madje në nivel edhe më të lartë. Zrinko së bashku me një delegacion prej pesë anëtarësh së shpejti do të jetà « mysafir i FASK-së me ç’rast do të ketë edhe seminare të rëndësishme për zyrtarët e Federatës së Kosovës”, thuhet në komunikatë, transmeton RTK.
Po ashtu, edhe anëtarët tjerë të FASK-së kanë bashkëpunuar ngushtë me homologët e tyre kroatë, nga të cilët kanë fituar përvojë të rëndësishme. Ajo që binte në sy gjatë gjithë garës ishte fakti që për çdo paraqitje të garuesve tanë, spikeri zyrtar theksonte se në shteg është njëri prej mysafirëve nga Republika e Kosovës, ndërsa të pranishmit e përcillnin me duartrokitje të vazhdueshme.
Federata e Auto Sportit të Kosovës, thotë se si rezultat i këtij aktiviteti, i cili nga të gjithë pjesëmarrësit u vlerësua shumë pozitivisht, kroatët menjëherë e shprehën gatishmërinë që garuesit tanë të marrin pjesë edhe në gara të tjera, ndërsa po u deklaruan të gatshëm që edhe ata të vijnë në Kosovë.
http://www.rtklive.com/?id=4&r=33972